


“Kështjella e Drakulës” ka dalë në shitje, por me një kleçkë: vetë Drakula apo të paktën karakteri mbi të cilin është mbështetur figura e tij, nuk kanë jetuar kurrë atje.
“Nëse dikush vjen me një ofertë të arsyeshme, do të analizojmë kush janë, çfarë propozojnë dhe do ta mendojmë seriozisht,” tha Mark Meyer, drejtor i firmës që po merret me shitjen e mundshme të Kështjellës Bran, siç njihet ndryshe.
Meyer tha se shitja e kështjellës do të luhatet në jo më pak se 50 milionë paund britanikë, duke shtuar se pritshmëritë e deritanishme arrijnë në 47 milionë paund.
Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1377 dhe përfundoi në vitin 1388. E mori emrin “Kështjella e Drakulës” pasi përputhej me përshkrimin e kështjellës së personazhit të romanit.
Rreth 560 mijë turistë e vizitojnë kështjellën çdo vit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





