Transmetuar më 13-05-2014, 23:24

“Spiralja” prangos 4 dhe procedon 8 vetë për korrupsion me diplomat

Fier, 13 Maj 2014 NOA.al – Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarkut në kuadër të operacionit të koduar “Spiralja” arrestohen 4 shtetas dhe procedohen 8 në gjendje të lirë.

Aksioni u zhvillua pasditen e sotme nga ana e Sektorit për Krimin Financiar, pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, pas një pune tremujore.

Nga ky operacion u ndaluan Valbona Mitro, 43 vjeç, banuese në Dukas Fier, me detyrë Specialiste e Kurikulës në Drejtorinë Arsimore Fier, Mirela Emiri, 45 vjeç, banuese në Fier me detyrë Specialiste e Kurikulës në Drejtorinë Arsimore Rajonale Fier, Manushaqe Durmishaj, 52 vjeç, banuese në Fier, me detyrë Specialiste e Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier dhe 50 vjeçari Faik Beqaj, banues në Fier, me detyrë Drejtor i Shkollës së mesme “Adem Vrapi” Roskovec.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale të ”Korrupsionit pasiv”, ”Shpërdorim detyre” dhe ”Falsifikimi i dokumenteve shkollore”, – konfirmoi zyrtarisht për noa.al, Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar 8 shtetas duke i pajisur me diploma të falsifikuara, kundrejt shumave 1 500 deri 2000 euro.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale të ”Falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve shkollore” për shtetasit:

1. F. D i moshes 30 vjeç

2. M. Ç i moshes 31 vjeç

3. E. C i moshes 30 vjeç

4. G. M i moshes 32 vjeç

5. E. R i moshes 32 vjeç

6. A. SH i moshes 30 vjeç

7. F. E i moshes 48 vjeç

8. R. L i moshes 29 vjeç

Policia tha se materialet iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprime të mëtejshme. /a.c/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit