Transmetuar më 13-05-2014, 22:07

Tiranë, 13 maj 2014, NOA.al- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se homologu i tij turk Recep Taip Erdogan ka shtyrë vizitën e tij zyrtare në Shqipëri, vizitë e cila ishte parashikuar për ditën e nesërme.

“Bisedë e trishtë me Kryeministrin Erdogan për tragjedinë e minatorëve në Turqi dhe mirëkuptim për shtyrjen e vizitës në Tiranë! Me zemër pranë në dhimbje”, shkroi Rama në Facebook.

Informojmë se katër minatorë kanë gjetur vdekjen dhe rreth 300 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në një minierë karboni në Soma të Turqisë, si pasojë e një shpërthimi. Shpërthimi ka ndodhur rreth 2 mijë metra në thellësi të minierës, ku rreth 200 punonjës arritën të arratisen./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit