Transmetuar më 13-05-2014, 21:47

Një djalë u zëmërua tepër dhe u prek në sedër kur zbuloi se nëna e tij kishte lidhje me një burrë tjetër.

I riu nga Zimbave-ja mbeti i shokuar kur gjeti në telefonin e nënës fotografitë ku ajo ishte e zhveshur në shtrat me një burrë tjetër.

Pas kësaj djali ia tregoi fotografitë babait të tij, Dumisani Ndebele. Duke parë fotografitë burri i tradhëtuar i tha të birit se gruaja e kishte refuzuar në shtrat prej më se një viti, duke hedhur dyshimet se tradhëtia e saj kishte nisur prej kohësh.

Ao nisi të qëlloi gruan në shtëpinë e tyre, ndërsa pak më vonë zbuloi edhe fotografi të tjera të së shoqes teksa kjo e fundit kryente marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër të pasur.

Mirëpo Keziya Ndebele mohoi akuzat se ajo kishte tradhëtuar të shoqin. Por çdo justifikim i saj rezultoi i kotë pasi burri kërkoi divorcin duke i dhënë fund martesës së tyre 18 vjeçare.

Gruaja u shfaq para gjyqtarit Marylene Mtshina me fasho në fytyrën e saj, ndërsa iu dha një urdhër mbrojtje nga i shoqi./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit