
Një keqformim në zemër i cili nuk u lejon 90% të fëmijëve që të arrijnë vitin e parë të jetës, por Finn duket se ia doli.
Vogëlushi anglez Finn Jones vetëm shtatë muajsh ka arritur që tu mbijetojë pesë operacioneve në zemër, pasi lindi me një keqformim të komplikuar kardiak.
Prindërit e tij Kathryn 32 vjeç dhe Philip 31 vjeç ishin shumë të shqetësuar vetëm nga mendimi se vogëlushi nuk do t’ia dilte, për shkak të operacioneve komplekse dhe të rënda.
Por njëra ndërhyrje pas tjetrës provoi se Finn ishte një luftëtar i vërtetë. Gjaku i tij nuk arrinte të furnizonte në mënyrë korrekte zemrën dhe pak ditë pasi erdhi në jetë iu nënshtrua ndërhyrjes së parë në zemër, e cila zgjati plot pesë orë pranë Evelina Children’s Hospital në Londër.
Por që nga ai moment nisi të kishte probleme në mushkëri dhe në aparatin tretës, probleme që e futën edhe katër herë të tjera në sallën e operacionit.
Aktualisht Finn duket në gjendje të mirë dhe mjekët janë optimistë, ndërsa po e mbajnë nën kontroll për të monitoruar ecurinë e tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





