Transmetuar më 13-05-2014, 20:08

Më 18 maj të këtij viti do të hapet edhe restoranti më i shtrenjtë në botë. ky restorant, i cili do të hapet në Ibiza të Spanjës, do të ketë një meny prej 1500 euro për person dhe do të quhet “Sublimotion”.

Në të do të mund të shërbehet vetëm për dymbëdhjetë vetë. “Sublimotion” është i vendosur në arealin e “Hard Rock Hotel” të Ibiza-s dhe do të udhëhiqet nga Paco Roncero, njëri ndër kuzhinierët më të mirë në botë.

Me këtë restorant, ishulli shumë i populluar me turistë do ndryshojë imazhin e deritanishëm për kultivimin e turizmit masiv e të lirë. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit