Transmetuar më 13-05-2014, 19:38

Ky është horoskopi ditor për ditën e mërkurë, 14 maj 2014, që Noa.al sjell për ju. Përpiquni mos t’i jepni partnerit asnjë arsye për të qenë xhelozë gjatë kësaj dite. Bëni mirë të forconi besimin midis jush dhe ta bëni atë të ndihet mirë. Mos krijoni keqkuptime pasi jeta juaj do të përkeqësohet shumë shpejt.

Dashi

Nuk është dita më e suksesshme për ju. Do të keni disa probleme me komunikimin me partnerin apo personat që ju rrethojnë. Kjo marrëdhënie mund të ndikojë negativisht në punën tuaj apo procesin studimor. Do të reagoni ngadalë në një situatë ku do të duhet veprimi juaj i menjëhershëm.

Demi

Situata rreth jush vështirë se mund të përshkruhet si e qetë. Gjithsesi ju nuk do të jeni në asnjë moment në rrezik. Mos i shikoni të gjithë si armiqtë tuaj dhe mundohuni të tregoheni të kuptueshëm. Nëse gjërat rreth jush nuk shkojnë ashtu siç duhet, me siguri nuk është faji i të tjerëve.

Binjakët

Mund të nisni të shqetësoheni disi në lidhje me pozicionin tuaj në familje apo në punë. Situata duket e vështirë por nuk përbën aspak rrezik. Mundohuni të tregoheni të logjikshëm dhe të zgjidhni problemet që mund të mbani nën kontroll. Shumë shpejt do të kujtoni se gjithçka varet nga ju dhe është në duart tuaja.

Gaforrja

Do të jeni të rrethuar nga mendimet e frikshme dhe planet tuaja do të ndryshojnë papritur. Mos u zhgënjeni nëse e gjeni veten në situata të vështira. Çdo e keqe e ka një të mirë dhe nuk ka për të qenë ndryshe për ju. Bëni kujdes me shëndetin dhe mënyrën e të shprehurit.

Luani

Duke vepruar në mënyrë të përshpejtuar dot keni ndryshim të humorit, i cili do të ndikojë në efikasitetin tuaj në punë. Duhet të përballeni me disa situata të vështira në familje dhe rrethin shoqëror. Tregohuni të sinqertë dhe të gjithë do t’ju kuptojnë.

Virgjëresha

Do t’ju duhet pak punë për të dalë nga rrethi vicioz në të cilin jeni futur dhe për të nisur një nivel të ri. Do të duhet të shkoni në të kundërt të gjërave që bëni zakonisht dhe do të thyeni në këtë mënyrë rutinën tuaj. Shmangni veprimet ekstravagante dhe të nxituara.

Peshorja

Eventet e kësaj dite do t’ju mbajnë të zënë gjatë gjithë kohës. Nëse gjeni mënyrën e duhur, shumë shpejt do t’i hyni në zemër disa personave që nuk ju simpatizojnë. Mos veproni në mënyrë impulsive dhe pa takt.

Akrepi

Duhet të ruani qetësinë përballë një situate të tensionuar. Veprimet tuaja të pallogaritura mirë do t’i lënë me gojën hapur disa kolegë. Mënyra se si ju do t’i shikoni disa gjëra mund të ndryshojë shumë. Tregohuni të kujdesshëm.

Shigjetari

Edhe personat më optimistë të kësaj shenje do të demoralizohen dhe dekurajohen përpara një situate, në dukje të pazgjidhshme. Mos merrni asnjë vendim gjatë kohës që do të ndiheni të acaruar apo të tensionuar. Bëni kujdes në pjesën financiare pasi nëse vazhdoni të shpenzoni në këtë mënyrë, do ta gjeni veten pa një monedhë në xhep.

Bricjapi

Do të bëheni pjesë e një konflikti sa hap e mbyll sytë. Mos mendoni se do të mund ta keni situatën në dorë, pasi asgjë nuk do të varet nga ju. Bëni kujdes me mënyrën e të kthyerit të përgjigjeve dhe përgjegjësive që do të merrni përsipër.

Ujori

Nëse keni menduar të bëni ndonjë surprizë për familjarët apo ndonjë koleg tuajin, bëni mirë ta shtyni për më vonë. Gjendja juaj ekonomike nuk është më e përshtatshmja. Diçka që keni planifikuar më parë mund të mos realizohet për shkak të mungesës së disa mjeteve.

Peshqit

Ju jen shenja më me fat për këtë ditë. Yjet do t’ju mbrojnë dhe do t’ju çojnë në rrugën e duhur. Të ardhurat pritet  të rriten dhe në mbrëmje vjen një surprizë e papritur nga dikush. Shijojeni!/a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit