
A e dinit se ekzistonte një dietë e aftë për t’ju dobësuar dhe për të bërë të mundur humbjen e kileve tuaja brenda një jave? Në se jo, ju tregojmë se bëhet fjalë për djetën e limonit.
Limoni është një burim i madh i Vitaminës C, e cila është në gjendje të stimuloje imunitetin e organizmit. Veç kësaj limoni është një desintoksikant, por dhe një antioksidant që e bën edhe më të lehtë kalimin e ushqimit në zorre, duke përshpejtuar kalimin e tij në aparatin tretës.
Ja cila është djeta që duhet të ndiqni dhe ushqimet që duhet të hani:
Sapo zgjoheni duhet të pini një gote me ujë të ngrohtë dhe gjysmë limoni të shtrydhur në të.
Pas 30 minutash hahet mëngjesi. Fruta me ngjyrë të kuqe( Luleshtrydhe, qershi, manaferra, boronica) mollë, dardha, bajame.
Në mesditë këshillohet një gotë me ujë me limon, 1 banane, një dorë luledielli, ose fara kungulli.
Dreka: Fasule të kuqe, thjerrëza, sallatë me limon të shtrydhur, uthull balsam dhe vaj ulliri.
Zëmër: një gotë me ujë me limon dhe zarzavate të gjalla
Darka: peshk në grilë me limon dhe zarzavate
2 orë përpara gjumit, një tjetër gotë ujë me limon./a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





