Transmetuar më 13-05-2014, 17:57

Me dy të goditura të pistoletës në kokë dhe në qafë, një 13 vjeçar ka vrarë të atin. Më pas, ai ka fshehur kufomën e viktimës në një shtëpi të pabanuar për rreth një javë.

13 vjeçari nga Colorado në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, pasi policia ka mundur të zbulojë kufomën e të atit.

Ai që ka alarmuar forcat e policisë dhe ka dhënë shtysën për nisjen e hetimeve, ka qenë punëdhënësi i babait të 13 vjeçarit. “E telefonoja shpesh punonjësin tim, por më përgjigjej i biri. Më jepte justifikime të papranueshme. Më thoshte vetëm që ishte i sëmurë dhe kishte probleme me shëndetin. M’u duk e çuditshme ndaj telefonova policinë”, u shpreh punëdhënësi.

Sipas policisë mendohet se shkak i vrasjes është bërë një zënkë e zakonshme në familje mes adoleshentit dhe të atit, të cilët jetoni bashkë pas vdekjes së të ëmës. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit