Transmetuar më 13-05-2014, 17:51

Pesimistë lidhur me pritshmëritë e tyre për 12 muajt e ardhshëm vazhdojnë të jenë qytetarët grekë, sipas Eurobarometrit.

Niveli i optimizmit është më i lartë nga sa rezultonte në Eurobarometrin e fundit.

Më konkretisht, mbi bazën e rezultateve të Eurobarometrit që u realizua në periudhën 15-24 mars, 56 për qind e qytetarëve në Greqi (shtatë për qind më pak në raport me eurobarometrin e nëntorit 2013), besojnë se gjendja ekonomike do të jetë më e keqe në 12 muajt e ardhshëm, ndërsa 16 për qind (tre për qind më pak në raport me nëntorin), konsideron se gjendja do të jetë më e mirë.

Në anën tjetër, në BE, nivelet analoge janë 25 për qind (minus pesë për qind në raport me nëntorin), sa u përket pritshmërive negative dhe 24 për qind (plus tre për qind në raport me nëntorin) për pritshmëritë pozitive.

Sipas sondazhit komunitar, 97 për qind e grekëve dhe 65 për qind e qytetarëve të BE, konsiderojnë se situata e ekonomisë në vend është e keqe.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit