
Keat Rhodes duket një fëmijë si gjithë të tjerët dhe një femër bukuroshe, por në momentin që ka lindur, ajo ka qenë e seksit mashkull. Në moshën 9 vjeçare, tek ajo u dallua një shqetësim dhe mosfunksionim i seksualitetit.
Me ndihmën dhe pëlqimin e prindërve, vogëlushi iu nënshtrua një ndërhyrjeje dhe trajtimi për tu shndërruar në femër. Ngjarja shkaktoi polemika të mëdha dhe u diskutua gjatë jo vetëm në ambienti që e rrethonte fëmijën dhe prindërit e saj, por edhe më gjerë.
Keat nuk është fëmija i vërtetë i prindërve, identiteti i së cilëve nuk është bërë publik në media. Ata e kanë adoptuar atë dhe i ofrojnë gjithë dashurinë e tyre. Familja është transferuar në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka mbyllur çdo kontakt me rrjetet sociale, për shkak të diskutimeve të shumta. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





