
Lezhë, 13 maj 2014, NOA.al/Klodiana Kotorri/- Ditën e djeshme, një 25 vjeçare ka denoncuar në policinë e Lezhës xhaxhanë e saj. Ajo është qytetarja me iniciale S.M, e cila ka treguar në polici se ka qenë e ulur në një lokal në këtë qytet, në momentin që xhaxhai, 60 vjeçari Mark. J, ka ushtruar mbi të dhunë fizike dhe verbale.
Nga burimet e agjencisë Noa.al bëhet e ditur se 25 vjeçarja ka qenë më parë e martuar dhe është divorcuar nga bashkëshorti. Ajo ka pasur konflikte me të atin, dhe mendohet që kjo të jetë një nga arsyet e agresionit të xhaxhait, i cili nuk ka mundur ta durojë dot këtë gjendje të krijuar në familje.
Ndërkaq, është plotësuar Kërkesë-Padia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes. Materialet i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Dhunë në familje”. k.k//a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





