Transmetuar më 13-05-2014, 14:31

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, që në orët e para të mëngjesit i gjithë territori i vendit do të dominohet nga vranësira dhe shira. Duke ju afruar mesditës parashikohen rrebeshe në zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të mëtejshëm të vranësirave dhe shirave, ku problematike situata do të paraqitet ne zonat jugore të Shqipërisë. Parashikohet që kjo situatë e paqëndrueshme e motit të mbetet prezent edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë mëngjesit, por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 38 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 4 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe shirat do të jenë prezent. Konkretisht Europa veriore, ishujt britanike si edhe Europa Qendrore do të kenë vranësira dhe shira, kjo si rezultat i vendosjes së një qendre ciklonare në veriperëndim të kontinentit. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten rajoni i Mesdheut dhe Europa juglindore.

Ndërsa, me mot të kthjellët paraqiten Europa Jugperëndimore, verilindore dhe Europa Lindore./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit