Transmetuar më 13-05-2014, 13:51

Durrës, 13 maj 2014, NOA.al/ Klodiana Kotorri- Ndaj një gruaje të moshuar nga Durrësi, u lëshua Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, pas denoncimit të bërë në polici.

78 vjeçarja kërkoi ndihmën e uniformave blu, duke thënë se dhëndri i saj 59 vjeçari me iniciale A.Z., ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë për Noa.al, se vajza e gruas dhe bashkëshortja e 59 vjeçarit kishte vdekur, ndërsa fëmijët e çiftit ishin martuar dhe jetonin më vete.

Në këto kushte e moshuara kishte ngelur në shtëpi vetëm me dhëndrin, pasi edhe gjatë kohës që e bija ishte gjallë jetonte me ta.

Fillimisht e moshuara kishte pasur një shtëpi të vjetër ku jetonte bashkë me vajzën dhe me dhëndrin, shtëpi e cila ishte shembur nga një firmë ndërtimi dhe ishte ngritur një pallat. Si formë kompensimi ata kishin marrë një apartament në pallatin e ri.

Pas ndërtimit të pallatit dhëndri i cili kishte humbur edhe të shoqen, i bënte presion të vazhdueshëm moshuarës që të largohej nga shtëpia, madje shpesh kishte vënë edhe dorë mbi të.

Si të mos mjaftonte, 59 vjeçari e kishte hedhur apartamentin në emër të tij, duke shtuar gjithnjë e më shumë konfliktet me vjehrrën. Pas denoncimit të të moshuarës ai u shoqërua në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të konfliktit./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit