
Neymar e ka qartë se ku dëshiron ta mbyllë karrierën e tij. Edhe pse është ende herët për të folur për këtë temë, sepse ai është shumë i ri në moshë.
Në një intervistë, 22-vjeçari brazilian deklaroi se nuk do t’i japë fund futbollit të luajtur me fanelën e Barcelonës mbi shpinë, pasi ai dëshiron ta përfundojë karrierën pikërisht te Santosi klub, në të cilin u bë i njohur si futbollist.
“Një gjë dua t’ua bëj të qartë, unë do ta përfundoj karrierën time te Santosi. Nuk e di nëse do të mundja të luaja për një tjetër skuadër në Brazil”.
Neymar më pas theksoi se zgjedhja e tij për t’u larguar nga Santosi kishte të bënte me një sërë arsyesh, dhe njëra prej tyre ishte dëshira për të luajtur në Champions League.
“Nuk është vetëm çështje parash, unë nuk u largova nga Santosi për një ofertë më të mirë ekonomike.
Dëshiroja të jetoja një ëndërr, dëshiroja të luaja në kompeticione të tjera si Uefa Champions League.
Një tjetër arsye pse u transferova në kontinetin europian ishte se dëshiroja të rritesha si futbollist dhe si njeri duke parë dhe mësuar gjëra të reja”.
Neymar në këtë sezon me Barcelonën ka zhvilluar në total 40 ndeshje në të gjithë komepeticionet. Braziliani me fanellën blaugrana ka shënuar gjithsej 15 gola.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





