Transmetuar më 13-05-2014, 12:48

Finalja përballë Barcelonës në Camp Nou është vetëm pak ditë larg, dhe ajo çka po shqetëson më shumë Atleticon e Madridit është gjëndja e sulmuesit të saj kryesor, Diego Costa.

Por edhe pse prezenca e brazilianit me pasaportë spanjolle vazhdon të mbetet në dyshim, në shtëpinë e Los Colchoneros kanë besim se Costa do të arrijë të rikuperohet në kohë për të zbritur në fushë ndaj blaugranave, citon Supersport.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle As, 25-vjeçari edhe pse është stërvitur në palestër dhe në mënyrë të diferencuar gjatë ditëve të fundit, do të marrë përsipër rrezikun dhe do të zbresë në tapetin e gjelbër të Camp Nout.

Ky fakt u konfirmua nga vetë përgatitësi atletik i Los Colchoners, Ortega, që i pyetur nga disa fansa të Atleticos për gjëndjen e Costës u bëri të ditur atyre se 25-vjeçari do të luajë përballë Barcelonës.

Diego Costa momentalisht po vuan një problem të ngjashëm me atë të një muaji e gjysëm më parë kur iu desh të braktiste fushën në çerekfinalen e parë të Champions League ndaj Barcelonës.

Në atë kohë ai qëndroi 12 ditë jashtë fushave, ndërsa këtë herë do të ketë vetëm 8 ditë kohë për të qenë gati.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit