Transmetuar më 13-05-2014, 10:12

Pukë, 13 maj 2014, NOA.al- Një vajzë 18 vjeçare nga Puka është befasuar vërtetë, kur teksa ka shkuar për të aplikuar për kartë identiteti, nuk ka mundur dot.

Vajza me iniciale A.M., me banim në Pukë, kërkesës së saj për të aplikuar për kartë identiteti, i ka ardhur një përgjigje e çuditshme, “Me këto dhëna një tjetër vajzë ka aplikuar për kartë identiteti”.

E tronditur nga ajo që kishte dëgjuar e reja bëri denoncimin në polici, duke thënë se as që e kishte idenë se kush mund të ketë aplikuar me gjeneralitetet e saj, çka bëri që nga ana e uniformave blu të nisin hetimet./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit