Transmetuar më 13-05-2014, 08:39

Sarandë, 13 maj 2014, NOA.al- 55 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë u bllokua nga policia në afërsi të Ksamilit.
Lënda narkotike po transportohej me një varkë plazhi nga dy të rinj nga bregu i Ksamilit drejt Korfuzit.
Siç raporton Noa.al pas informacioneve të marra në rrugë operative, nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i Ermal Dautit dhe Qerim Kalemit.
Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar origjinën e lëndës narkotike si dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rast./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





