
Ka disa produkte, të cilat çdo femër duhet t’i mbajë përherë me vete, pavarësisht se sa të dhëna jeni për të kuruar në detaje apo jo, pamjen tuaj. Produktet e mëposhtme janë shuam të rëndësishme dhe nuk duhet të mungojnë aspak në çantën tuaj. Ja cilat janë ato:
Krem hidratues. Si në verë edhe në dimër, ju duhet absolutisht ta keni në çantë një krem hidratues, pasi lëkura e fytyrës apo duarve tuaja mund të hidratohet nga era, thatësira apo ftohtësia.
Korrektues. Edhe nëse kujdeseni që para se të dilni nga shtëpia të keni pamjen e dëshiruar nga të gjithë dhe më të mirën tuaj, dita është e gjatë. Ndonjë incident mund të ndodhë në çdo kohë, ndaj mirë është të mbani përherë me vetë një korrektues.
Zbutës për buzët. Pavarësisht se ju mund të përdorni ose buzëkuq, gjithmonë duhet ta keni një zbutës për buzët, i cili do t’jua tregojë rëndësinë e tij si në dimër, ashtu edhe në verë, për shkak të tharjes së buzëve nga temperaturat e larta.
Antidjersë. Nuk besoj se duhet shumë për të treguar se për çfarë duhet dhe funksionin e saj, veçanërisht gjatë stinës së nxehtë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





