
Nëse shumica e femrave mendojnë se meshkujt tërhiqen më shumë nga gjoksi i tyre, e kanë gabim. Një sondazh i fundit ka treguar se sytë qëndrojnë në krye të klasifikimit të pjesëve femërore që pëlqehen më shumë nga meshkujt. Revista “Cosmopolitan” ka realizuar së fundmi një sondazh mbi pjesët femërore më të dashura nga meshkujt. Zbuloni se cila është ajo që kryeson vendin e parë! Rezultati do t’ju befasojë!
Veshët – Në vendin e fundit të klasifikimit renditen veshët. Kush është ai burrë që nuk dëshiron t’i thotë fraza të ëmbla dashurie partneres së tij? Këmbët – Këmbët dhe kaviljet ndërkohë zënë vendin e dhjetë të pozicionimit. Asnjë burrë nuk mund t’u rezistojë dot këmbëve të bukura, për më tepër kur femrat veshin këpucë me taka. Pulpa e këmbës – Po, pikërisht pulpa e këmbës renditet në vendin e nëntë! Pjesët intime – As ato nuk mund të mungonin në preferencat e meshkujve. Pjesët intime zënë vendin e tetë. Shpina – Shpina lë pas në renditje pjesët intime, duke fituar vendin e shtatë të klasifikimit. Barku – Vendin e gjashtë në klasifikim e zë barku. Burrat duket se pëlqejnë një bark të skalitur, por të butë. Qafa dhe dekolteja – Vendi i pestë i takon qafës dhe dekoltesë. Ijët – Ijët, që gjithmonë janë sinonim i sensualitetit, zënë pozicionin e katërt në renditjen e pjesëve femërore që burrat pëlqejnë më shumë. Gjoksi – Medalja e bronzit shkon për gjoksin, i cili zë pozicionin e tretë. Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60 për qind) nuk është i tillë. Buzët – Në vendin e dytë janë buzët. Disa studime kanë treguar se, kur një burrë takon një grua për herë të parë, për 10 sekonda ai fikson buzët e saj. Sytë – Në vendin e parë janë sytë. Absolutisht sytë janë pjesa më femërore dhe më e dashur për meshkujt. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





