Transmetuar më 12-05-2014, 18:18

E keni menduar ndonjëherë se cilat janë 10 produktet më të shitura në botë? Nëse po cilat kanë qenë idetë tuaja? Mendoni se janë produktet teknologjike, ato të bukurisë, produktet ushqimore, apo çfarë?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, gazeta “Times” dhe “24/7 Wall Street” kanë bërë një klasifikim të 10 sendeve më të shitura në botë, dhe në krye të listës qëndron “Playstation”, i cili futet në kategoritë e lojërave elektronike. Shitjet e Playstation, që nga viti 1994 kur dolën në treg, e deri në vitin 2014, ka kapur shifrën e 344 milionë kopjeve të shitura.

Ja cila është lista e plotë e 10 produkteve më të shitura në botë

1. Playstation– Kategoria: Lojëra elektronike; Totali i shitur: 344 milionë kopje

2. Lipitor– Kategoria: Farmaci (lloj medikamenti që shërben për uljen e kolesterolit); Shitjet: 141 miliardë dollarë

3. Corolla– Kategoria: Automjete; Shitjet: 40.7 milionë kopje

4. Stars Wars– Kategoria: Film; Totali i shitjeve: 4 miliardë e 600 milionë dollarë

5. iPad– Kategoria: Tablet; Shitjet: 211 milionë kopje

6. Mario Bros Franchise– Kategoria: Lojëra elektronike; Totali i shitjeve: 262 milionë kopje

7. “Thriller” i Michael Jackson– Kategoria: Album muzikor; Totali i shitjeve: 70 milionë kopje

8. Harry  Potter– Kategoria: Libra; Totali i shitjeve: 450 milionë kopje

9. iPhone– Kategoria: Telefona; Totali i shitjeve: 516 milionë kopje

10. Cubo, Rubik– Kategoria: Lodër; Totali i shitjeve: 350 milionë kopje./a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit