Transmetuar më 12-05-2014, 16:26

Edhe pse nuk ka grumbulluar më shumë se dy pikë në dy sfidat e fundit, Barcelona ka shanse të mëdha për të triumfuar në La-Liga, pasi nëse fitojnë në ndeshjen e fundit, blaugranat do të rikonfirmohen kampionë të Spanjës.

Në kampin katalanas kanë shumë besim se do të arrijnë ta mposhtin Atleticon e Madridit në finalen e kampionatit dhe kjo dallohet qartë nga fjalët e Andres Iniestës.

“Kemi besim 200%, dhe jam i sigurt se do të jetë finalja jonë. Duhet të fitojmë sepse e dimë shumë mirë që Atletico është një kundërshtar shumë i vështirë për tu kaluar.

Luajmë për titullin e La-Ligas dhe nëse në fillim të sezonit do të na kishit pyetur nëse do të donim të zhvillonim një finale të tillë, të gjithë do të kishim thënë po.

Ta luash këtë sfidë në shtëpinë tënde të krijon më shumë besim. Do të jetë një 90-minutësh që vlen sa një sezon i tërë”. I pyetur nëse Barcelona e meriton titullin e La Ligas në këtë sezon, mesfushori i përfaqësues spanjolle u përgjigj në këtë mënyrë.

“Përse nuk mund ta meritojmë fitimin e kësaj La Lige? Kemi qenë lider për shumë javë dhe kemi luftuar e vuajtur si gjithë të tjerët”.

Iniesta ka bindjen e plotë se nëse Barcelona fiton Primeran askush nuk mund ta cilësojë të dështuar sezonin e blaugranave.

“Kur një ekip fiton kampionatin asnjëherë nuk mund të thuhet se sezoni i tyre ka qenë i dështuar. Nëse arrimë ta fitojmë do të jemi më të lumturit në botë”.

Në fund 30-vjeçari përgëzoi Atlelticon për sezonin fantastik që ka zhvilluar teksa theksoi se uria për të fituar nuk ekziston vetëm te Los Colchoneros por edhe te Barca.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit