


Nëna nuk do të mundte kurrsesi që të shikonte ceremoninë e diplomimit të saj, kështu që Megan Sugg bëri gjithçka për të zhvendosur ceremoninë në dhomën e spitalit, ku e ëma ndodhej në fund të jetës.
E ndihmuar nga shkolla, amerikania Megan mundi të organizojë para kohe ceremoninë e diplomimit vetëm e vetëm që nëna ta shikonte.
Darlene Sugg, e prekur nga kanceri në mëlçi nuk do arrinte deri në 10 qershor për të parë të bijën duke u diplomuar, por edhe nëse do të ishte ende në jetë nuk do mund të lëvizte dot.
Megan shkoi në spital e veshur me rrobat përkatëse dhe mori diplomën në një ceremoni modeste. Vetëm pak ditë më vonë Darlene ndërroi jetë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





