Transmetuar më 12-05-2014, 13:25

Tiranë, 12 maj 2014, NOA.al- Një djalë i ri i moshës 19 vjeçare përfundoi në pranga pas dhunës së ushtruar ndaj një efektivi të policisë.

Redion Balla u arrestua, pasi gjatë natës së lënë pas pranë stacionit të trenit në kryeqytet, ka goditur disa herë një punonjës të Policisë Rrugore.

Shkak për këtë mendohet të jetë bërë mungesa e dokumentacionit në mjetin e të riut, gjë që përballë kërkesave të policit ka sjellë reagimin e ashpër prej tij.

Ndërhyrja e kolegëve të policit të dhunuar çoi në arrestimin në flagrancë të Ballës./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit