Transmetuar më 12-05-2014, 13:10

Krijohet shkollë enkas për ata fëmijë të cilët nuk arrijnë që të zgjohen herët mëngjes. Bëhet fjalë për një institut anglez, i cili duke nisur nga viti i ri shkollor do të nisë mësimin në orën 13.30, duke u lejuar nxënësve që të shkojnë në shkollë pasdite.

Arsyeja? Për të respektuar gjumin e nxënësve gjumashë. Mirëpo në Angli edhe aktualisht respektohet më shumë orari i gjumit, pasi mësimi nis në orën 10.00.

Ndërkohë Hampton Court House do të jetë shkolla e parë eksperimentale, e cila do të mundësojë mësim pasdite.

Kjo pasi drejtuesit e kësaj shkolle shprehen se nxënësit kanë nevojë për të fjetur mjaftueshëm në mënyrë që të jenë më të qetë dhe më harmonikë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit