Transmetuar më 12-05-2014, 12:51

Një grua australiane ka bërë një lindje të pazakontë, duke sjellë në jetë dy binjake të ngjitura, me një trup dhe dy koka me dy tru të ndryshëm. Më saktësisht fëmijët ndajnë të njëjtin trup, një kokë me përmasat e dy të tillave dhe me dy fytyra të veçanta.

Mjekët e kishin lajmëruar gruan për gjendjen e fëmijëve që mbante në bark, duke i kërkuar ndërprerjen e shtatzënisë.

Por bashkëshortët Renee Young dhe Simon Howie, mirëpritën vajzat e tyre gjashtë javë para kohe, duke thënë se do kujdesen për to për aq kohë sa të jetë e shkruar.

Mjekët deklaruan se fëmijët janë në gjendje të stabilizuar dhe marrin frymë normalisht, duke shtuar se ndonëse ndajnë të njëjtin trup bëhet fjalë për vajza binjake.

Sqarohet se në total në mbarë botën janë shënuar vetëm 35 raste të tilla dhe asnjë prej tyre nuk ka mbijetuar.

Doktorët nuk dinë si të veprojnë në këto kushte me binjaket, duke deklaruar se do të shikojnë ecurinë e tyre ditë pas dite./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit