
Elbasan, 12 maj 2014, NOA.al- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu, ka komentuar bllokimin e avionit në Divjakë si dhe për ngarkesën e drogës që dyshohej se do të transportohej me të.
Nga qyteti i Elbasanit ku ndodhej në një aktivitet, ai i është përgjigjur interesit të mediave duke thënë se inkurajon hetimet që të zbardhin të vërtetën.
“Duhen pritur hetimet për të provuar nëse akuzat e opozitës janë të vërteta ose jo. Unë jam i interesuar për zbardhjen e të vërtetës”, u shpreh ambasadori i Arvizu.
Kujtojmë se vetë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një dalje për mediat ditën e djeshme deklaroi se piloti që drejtonte avionin e ulur në Divjakë dhe drejtuesi i makinës së kapur nga policia bashkë me ngarkesën e drogës, kanë qenë një sipërmarrje bashkëpunuese në një trafik të lëndëve narkotike./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





