

Gjirokastër, 12 maj 2014, NOA.al- “Kabriole” u kodua operacioni i policisë së Gjirokastrës i cili çoi në arrestimin e një të riu dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.
Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, e cila ishte fshehur në një makinë e cila lëvizte në aksin rrugor Gjirokastër- Uji i Ftohtë.
Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, i identifikuar si Leonidha Gjini, i cili drejtonte makinën tip BMW me targa AA 188 GZ.
Gjatë kontrollit në makinë, në bagazhin e sipërm u gjetën 16 pako me marijuanë, e cila dyshohet të jetë marrë në Lazarat.
Ndërkohë bashkë me të ndaluarin, në mjet ndodhej edhe një pasagjer tjetër i cili për shkak të errësirës mundi të largohej duke vrapuar.
Bazuar në hetimet e uniformave blu është bërë identifikimi i tij, ndërsa vijon puna për ta arrestuar./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





