
Besnikëria bëri që të rigjejë shtëpinë dhe të kthehet. Tina, një breshkë toke e cila ndër 58 vite ishte parë nga të zotët vetëm tre herë.
Dëshmitar i historisë së saj është i zoti, 66 vjeçari italian Franco Olzi nga Pieve San Giacomo, provincë e Cremona.
Kafsha i ishte dhuruar në vitin 1956, kur ai ishte vetëm 8 vjeç, dhe pak kohë më pas u zhduk. Të gjithë mendonin se kishte ngordhur, por Tina u rikthye në shtëpi para 7 vitesh, për të humbur gjurmët vetëm pak ditë më pas.
Por para pak ditësh ndodhi edhe surpriza e radhës, breshka u pa sërish pranë shtëpisë.
“Nuk u besoja syve por ishte prapë aty”, tha 66 vjeçari i cili vendosi që t’ua dhurojë breshkën nipërve të tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





