Transmetuar më 11-05-2014, 23:03

Tenisi është me të vërtetë një sport i çuditshëm. Atëherë kur mendohej se Kei Nishikori do të shndërrohej në tenistin e parë japonez, që do të fitonte Mastersin e Madridit dhe mbi të gjitha duke mposhtur numrin 1 të botës atë që cilësohet si mbreti i fushave me dhe të kuq, nuk ja doli dot pasi një dëmtim që pësoi, ja prishi ëndrrën, citon Supersport.

Sigurisht që dhe loja agresive e Nadal, që shpesh i sfilit kundërshtarët e tij duke shpërndarë lojën në të gjithë fushën, ndikoi në paraqitjen e Nishikorit, që nuk e përballoi dot fizikisht një titull që dukej shumë i madh për të.

Tenisti nipon e nisi në mënyrë fantastike finalen e kryeqytetit spanjoll duke i marrë dy herë turin e shërbimit 27-vjeçarit nga Mallorca për ta mbyllur setin e parë me rezultatin 6-2 në favor të tij.

Edhe seti i dytë nisi në mënyrë fantastike për numrin 12-të botës në renditjen Atp pasi Nishikori arriti ta thyente Nadalin në servis që në game-in e parë.

Tenisti nipon arriti ta ruante turin e tij të shërbimit deri në game-in 7, aty ku pësoi edhe një dëmtim që ja ktheu në mision të pamundur fitoren kur ishte vetëm dy game larg. Nadal, me një Nishikori që vuante problemet në shpinë nuk e pati aspak të vështirë për të triumfuar me shifrat 6-4 në setin e dytë.

Gjithsesi tenisti aziatik nuk u dorëzua dhe u përpoq të qëndronte në fushë, por pavarësisht kësaj e kishte të pamundur për të rivalizuar Nada,l që arriti ti çonte shifrat në 3-0 gjatë setit final, duke i dhënë një goditje të rëndë japonezit që përfundmisht u dorëzua duke i kominkuar arbtrit tërheqjen.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-6, 6-4, 3-0 në favor të Nadal, që arriti  të mbrojë titullin në Mastersin e Madridit, por gjithashtu regjistroi suksesin e tij të katërt në turneun e shtëpisë.

Përsa i përket Nishikorit, që e mbylli sfidën në lot, lajmi i mirë është se pas këtij turneu ai do të shndërrohet në tenistin e parë japonez , që do ngjitet në 10-shen e parë të botës në renditjen Atp.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit