

Dy të rinj janë arrestuar sot nga policia nën dyshimet për vjedhje me dhunë. Policia e Tiranës tha sot se dy të rinjtë akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në kohë dhe vende të ndryshme në Tiranë.
Dy net më parë dy personat dyshohet se kanë grabitur një vajzë në bulevardin “Zhan D’Ark” në Tiranë.
Sipas policisë ata i morën me dhunë varësen e floririt dhe çantën një vajze dhe më pas u larguan me një motor.
Policia bëri të ditur se po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të mundshme të kryera nga dy të rinjtë.
/k.k/noa.al/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






