Transmetuar më 11-05-2014, 21:05

Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, startoi turneu i madh i Taekwondo-s “Kupa e Hapur Ndërkombëtare”, ku marrin pjesë mbi 350 sportistë nga më shumë se 10 vende të Europës, si Shqipëria, Kosova, Italia, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia apo Bullgaria.

Ky turne do të jetë A Klas për moshat më të rritura dhe B Klas për moshat më të vogla. Federata Shqiptare e Taekwondo-s dhe Top Gym Sport, që janë organizatorët e këtij eventi sportiv, janë të bindur se ky turne do të jetë një spektakël i sportit dhe me nivel të lartë.

Është hera e parë që një kupë e tillë organizohet në vendin tonë. Pavarësisht se nuk është një kampionat europian apo botëror, pjesëmarrja dhe standardet e kërkuara për turne të tillë, e bëjnë aktivitetin tepër serioz dhe me nivel të lartë.

Federata Shqiptare e Taekwondo-s dhe Top Gym Sport, janë të bindur se ky turne do të kthehet në një festë tradicionale dhe e përvitshme e këtij sporti.

Në bashkëpunim me Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë siç duhet, duke përfshirë kushtet për stërvitje dhe garat e sportistëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit