Transmetuar më 11-05-2014, 19:04

Ajo që flitej prej kohësh tashmë është zyrtare, Miralem Pjanic ka rinovuar kontratën e tij me Romën deri në vitin 2018, citon Supersport.

Ishte vetë klubi kryeqytetas që në një komunikatë në faqen e tij  në Internet, zyrtarizoi lajmin për zgjatjen e kontratës me mesfushorin boshnjak.

Në deklarëtën e saj, Roma shkruan se klubi ka arritur akordin me Miralem Pjanic për zgjatjen e kontratës.

24-vjeçari nga Bosnje Herzegovina, nënshkroi me marrëveshje një kontratë që do ta lidhë atë me skuadrën verdhekuqe deri në verën e vitit 2018, pasi kontrata aktuale e tij me Romën skadon më 30 qershor të vitit 2015.

I sigurt është fakti që nga marrëveshja e re, Pjanic do të përfitojë një rritje page edhe pse klubi në komunikatën e tij nuk i bën të ditura termat ekonomike të marrveshjes.

Me kontratën e re të Pjanic bien kështu poshte zërat që flisnin për një largim të ish futbollistit të Lyon nga kryeqyteti Italian, edhe pse për të marrë shërbimet e tij, Paris Saint Germain është i gatshëm të ofrojë shumën e 30 milionë eurove.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit