Transmetuar më 11-05-2014, 18:41

Tiranë, 11 maj 2014, NOA.al- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet për një vizitë në Austri, ku pritet të zhvillojë nesër një takim me kancelarin Werner Faymann. Këtë e konfirmon vetë Rama në faqen e tij në rrjetin social “Twitter”.

Kryeministri ka njoftuar se nesër do të jetë dhe dita, në të cilën do diskutohet për ekonominë shqiptare, ndërsa ka dhënë detaje të vizitës me ish-kancelarin Franc Vranicki, duke theksuar se miqtë austriak janë pro dialogut të Rilindjes Shqiptare. “

Takim i ngrohtë dhe interes e gatishmëri e posaçme nga miqtë austriake për të mbështetur programin tonë për një Rilindje Shqiptare. Funksionimi i demokracisë, taksa progresive, lufta me papunësinë e korrupsionin dhe reforma ne arsim e shëndetësi në qendër të bisedës”, shkruan Rama. Takimi zhvillohej në ‘Bruno Kreisky Forum’, shtëpia e madhe e pritjes dhe dialogut ndërkombëtar të socialistëve austriakë. “Në Vjenë. Nesër ditë e plotë për ekonominë shqiptare, takim me kancelarin Faymann dhe një dialog me kancelarin Vranicki në Kreisky Forum”, shkruan Rama./k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit