Transmetuar më 11-05-2014, 15:53

Këngëtarja austriake Conchita Wurst, e quajtur ndryshe “Zonja me mjekër” është shpallur fituese e edicionit të 59 të Eurovizionit, të zhvilluar këtë vit në kryeqytetin danez, Kopenhagen.

Këngëtari-ja, emri real i të cilit është Tom Neuwirth, fitoi këtë kompeticion me këngën “Rise Like e Phoenix”, duke grumbulluar 290 pikë nga vlerësimet e shteteve të tjera.

Pas marrjes së çmimit, Wurst iu ka thënë mediave se, shpreson që pjestarët e komunitetit gej, lezbike, biseksual e transeksualë në mbarë botën, do të jenë më të fuqishëm për të luftuar për të drejtat e tyre.

Holanda përfundoi në vendin e dytë me 238 pikë, ndërkohë që Suedia mbeti pas me 218 pikë.

Kjo është hera e parë për Austrinë të ngrejë këtë trofe, që prej vitit 1966, dhe vetëm hera e dytë që ky vend kandidon në finale në 10 vitet e fundit, pasi në të tjerat ose nuk ka marrë pjesë, ose nuk ka mundur të kualifikohet.

Gjatë ceremonisë së mbajtur as përfaqësueset e Rusisë e as ajo e Ukrainës, nuk kanë përmendur tensionet e fundit në mes Moskës dhe Kievit.

Por, sa herë që Rusia merrte më shume vota gjatë votimit nga shtete të ndryshme, mijëra njerëz fishkëllonin në sallë.

Ata gjithashtu kanë fishkëllyer kur përfaqësuesit e Rusisë janë shfaqur në ekran për të njoftuar rreth votimit.

Shumë vende ish-sovjetike i kanë dhënë pikat e tyre për vendet fqinje, me përjashtim të Ukrainës e cila ishte vendimtare me tetë pikët e dhëna për Austrinë.

Kënga e Ukrainës është radhitur e gjashta ndërsa e Rusisë e shtata, sipas votimeve të mbrëmshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit