Transmetuar më 11-05-2014, 15:33

Ky është horoskopi ditor për ditën e hënë, 12 maj 2014, që ju sjell Noa.al. pjesa e parë e kësaj dite do të jetë mjaft aktive dhe ju do të bënit mirë të zgjidhnit personat e duhur për të biseduar apo diskutuar. Pjesa e dytë e ditës do të jetë e mbushur me emocione pozitive, por do të jetë e vështirë për ju të mbani nervozizmin nën kontroll.

Dashi

Natyra juaj kureshtare dhe kurioze nuk ka për t’ju lënë të qëndroni për shumë gjatë vetëm. Zgjidheni ju mënyrën e komunikimit me të tjerët. Do t’ju pëlqejë të shoqëroheni me disa persona të veçantë. Është momenti I duhur për tu argëtuar me miqtë ose për të bërë një shëtitje.

Demi

Mënyra juaj e të komunikuarit do t’ju surprizojë gjatë kësaj dite. Do të bashkëveproni me persona të tjerë në çdo vend që të ndodheni. Mos e refuzoni një ftesë që mund t’ju bëhet.

Binjakët

Do të jetë e vështirë për ju të kaloni pa u vënë re gjatë kësaj dite. Do të keni vëmendjen e të gjithëve dhe kjo do t’ju argëtojë pa masë. Megjithatë, ka shumë mundësi që dikush të dojë t’ju “japë një mësim”. Bëni kujdes.

Gaforrja

Mënyra se si ju do të ndiheni do të ketë shumë herë më shumë rëndësi, në krahasim me atë që ju do t’ju falin të tjerët. Do të mbyteni nga kujtimet e së shkuarës dhe nga ndonjë fatkeqësi apo humbje dashurie. Gjithsesi, në fund të ditës do të dilni nga kjo gjendje.

Luani

Do të jetë një ditë e bukur kjo e sotmja, për të punuar dhe krijuar kontakte me miqtë. Gjithashtu do të keni prioritet nëse do të shkoni në vende publike, me njerëz të rinj, të cilët do t’ju vënë në qendër të vëmendjes. Do të ndiheni të relaksuar dhe gati për të nisur javën.

Virgjëresha

Jeta juaj ka marrë rrugën e fatit dhe shanseve të mira. Fitoret tuaja lidhen me dituritë dhe eksperiencën, aq sa edhe me fatin e mirë. Pavarësisht se çfarë ju sjell dita, aspiratat tuaja sa vijnë dhe rriten.

Peshorja

Do të veproni me prakticitet dhe elasticitet gjatë kësaj dite. Gjithçka do të shkojë mirë për ju. Idetë spontane dhe lehtësisht të realizueshme do t’ju bëjnë të dukeni mirë përpara të afërmve dhe miqve. do të rrisni vetëvlerësimin dhe mbase mund të gjeni shpirtin binjak.

Akrepi

Duhet të tregoheni më të qetë dhe të shoqërueshëm. Mos e humbni shancin për të mësuar gjëra të reja. Mos harroni se jo gjithmonë do t’ju jepet mundësia për tu informuar dhe për të qenë pranë disa personave. Bëni kujdes nga rreziqet.

Shigjetari

Nuk do ta keni të vështirë të fitoni disa beteja. Do të punoni me disa persona inteligjentë, bujarë dhe mendje hapur, ndaj bëni mirë të përfitoni sa më shumë të mundni prej tyre.

Bricjapi

Do ta keni të vështirë të përshtateni me natyrën e disa personave që ju rrethojnë. Beni kujdes për shëndetin fizik. mos u dekurajoni nëse dikush ju kthen shpinën dhe nuk ju mbështet në një mendim “të çmendur” tuajin. Mbrëmja do të jetë e qetë.

Ujori

Fati do t’ju rrethojë gjatë kësaj dite. Nuk është çudi nëse do ta gjeni veten në ndonjë ambient që nuk e keni preferuar më parë. Mbase takimi me dikë mund t’ju ngrejë humorin. Gjendja shëndetësore do të përmirësohet nëse ndiqni me kujdes këshillat e mjekëve.

Peshqit

Karakteri juaj impresionues do t’ju lejojë të habisni disa persona. Mbrëmja do t’ju sjellë një gëzim të veçantë, por bëni kujdes me emocionet e forta. Në rast se asgjë nuk shkon ashtu siç e keni planifikuar, mos u shqetësoni pasi çdo gjë e ka një arsye.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit