Transmetuar më 11-05-2014, 15:04

Ajo është shumë e bukur dhe një nga femrat më të famshme në botë. Përgjithësisht, kohët e fundit është shfaqur së tepërmi nëpër gazeta, revista, por edhe dalje publike me veshje të zeza dhe të errëta, ngjyrë të cilën e ka cilësuar si të preferuarën e saj.

Ajo është shfaqur me një pamje si të përhumbur në “Maleficent”. Mbante veshur një fustan të bardhë të dizenjuar nga Versace posaçërisht për të, i cili kishte të vendosur në copë disa figura zogjsh të zinj, kafshë që Jolie i adhuron.

Ato që bënë vërtetë përshtypje ishin këpucët e markës Loubotini, të papara ndonjëherë. Taka e tyre ishte vërtetë e veçantë. Ajo kishte formën e brirëve të drerit dhe në majë ishte e lyer me të kuqe, që të bënte të mendoje se ishte duke pikuar gjak. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit