Transmetuar më 11-05-2014, 10:47

Një ujk i bardhë ka sulmuar një fëmijë në një kopësht zoologjik në Beorgad. Vajza ka qenë duke shtitur me familjarët e saj në një nga rrugët e kopshtit, në momentin që është sulmuar nga ujku.

Kafsha i ka shkaktuar dëme serioze të voglës në krahë dhe në shpinë. Xhaketa nuk e ka ndihmuar dot atë nga dhëmbët e mprehtë të ujkut dhe si pasojë është dërguar me shpejtësi në spital, në  Departamentin e Klinikës së Kirurgjisë Plastike. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit