
Tiranë, 11 maj 2014, NOA.al- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pasi thirri dhe zhvilloi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkoi angazhimin maksimal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të drejtuar hetimin në lidhje me ngjarjen e Divjakës.
Ai kërkoi hetim të plotë të çështjes, duke nisur nga çastet e parat të saj e deri në zbulimin e plotë. Presidenti e ka cilësuar si të paprecedentë këtë ngjarje.
Duke siguruar për mbështetjen e tij të palëkundur institucionale, kreu i shtetit shqiptar theksoi gjatë takimit me drejtuesin e organit të akuzës, zotin Llalla, se hetimi i kësaj ngjarjeje duhet të jetë i gjithanshëm, me profesionalitet të lartë, transparent si dhe i besueshëm.
Ndërkaq kujtojmë se ditën e djeshme, në Divjakë mbeti i bllokuar një avion dhe u kapën disa qindra kilogramë drogë. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





