
Mjalti është një element shumë i mirë ushqimor, i cili krahas vetive të tjera luan rol kyç edhe në aparatin tretës.
Për të shmangur probleme të kësaj natyre këshillohet që qysh në mëngjes herët në një gotë me kos të bardhë, duke hedhur brenda një lugë mjaltë, mund të ndihmoni aparatin tretës që të funksionojë pa probleme.
Por kosi me mjaltin ndikojnë edhe për ta mbajtur lëkurën më të freskët dhe më të re. Gjithashtu qysh në mëngjes mund të hani një gotë kos me një lugë mjaltë, brenda të cilit mund të hidhni 3-4 lajthi ose bajame, pasi ky kombinim ndihmon për qarkullimin e ushqimit në organizëm si dhe për zemrën.
Kombinime të tilla janë të famshme për vetitë laksative si dhe për problemet e aparatit gastrointestinal./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





