Transmetuar më 10-05-2014, 21:12


Autoritetet shëndetësore ruse mbyllën një fabrikë djathi, pasi disa punonjës postuan disa fotografi në Facebook ku laheshin në qumësht, me komentin, “Kështu iu tregojmë klientëve tanë se si bëhet djathi ynë fantastik”.
Mirëpo klientët nuk e vlerësuan aspak gjestin dhe lajmëruan autoritetet të cilat morën vendim për të mbyllur fabrikën, pas frikës se mund të përçonin ndonjë sëmundje.
Njëri nga punonjësit Artem Romanov, e shpjegon gjithë situatën, duke thënë se gjithçka ishte bërë me rastin e ditëlindjes së njërit prej punonjësve dhe se nuk ishte veprim i përsëritur./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





