Transmetuar më 10-05-2014, 20:02

Studime të ndryshme kanë nxjerrë në pah faktin se çdo person ka një shpejtësi ecje ideale, që minimizon konsumin e energjisë dhe që varet nga vetë individi, në varësi të gjatësisë së personave që kanë në krah.

Thuhet se meshkujt dhe femrat kanë një shpejtësi ecje të ndryshme nga njëri tjetri. Por çfarë ndodh nëse një mashkull dhe një femër ecin në krah të njëri tjetrit?

Përgjigja vjen nga një studim amerikan i Seattle Pacific University, i cili ka zbuluar se mënyra e ecjes varet nga lloji i lidhjes që ekziston mes tyre.

Nëse mes tyre ekziston një lidhje sentimentale, mashkulli e ngadalëson hapin e tij për tu përshtatur me shpejtësinë e femrës, ndërsa nëse mes tyre ka vetëm miqësi, atëherë ai ecën me hapin normal.

Ndërsa kur dy femra që janë shoqe ecin bashkë, e ngadalësojnë hapin krahasuar me normalisht, ndërsa dy shokë meshkuj e përshpejtojnë hapin./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit