Transmetuar më 10-05-2014, 19:24

Gjirokastër, 10 maj 2014, NOA.al- Një djalë i moshës 35 vjeçare nga Gjirokastra i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bodrumin e shtëpisë së viktimës në lagjen “Pazari i Vjetër”. Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë Noa.al, se viktima u identifikua si D.Shpallo, ndërsa nga grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje nuk u konstatuan shenja dhune në trupin e tij.

Dyshohet se i riu i ka dhënë fund jetës rreth orës 18.00 të prag mbrëmjes së sotme në gjendje të rënduar depresive, për shkak edhe të mërzisë që kishte shfaqur ditëve të fundit.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë viktimën drejt aktit fatal/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit