Transmetuar më 10-05-2014, 18:49

Ky është horoskopi ditor për ditën e diel, 11 maj 2014, që ju sjell Noa.al. Orët e para të mëngjesit do të jenë të favorshme për të treguar interesin tuaj të vërtetë për dashurinë. Kjo kohë do të jetë e favorshme për trajtimet estetike dhe për kujdesin e pamjes fizike. Orët e mbrëmjes do të jenë të mira për aktivitetet intelektuale.

Dashi

Përkundër angazhimeve të shumta në punë, ka mundësi që të bëheni romantikë. Eksperiencat e reja do t’iu bëjnë më të fortë. Mënyra më e thjeshtë për të eksploruar gjërat e reja është një udhëtim i shkurtër.

Demi

Imazhi i të lindurve të kësaj shenje ka nevojë për korrigjim. Kushtojini vëmendje të veçantë për të bërë furnizime me vlerë për veten tuaj, pse jo parfume dhe produkte kozmetike. Ndryshimet e humorit në shoqëri kanë shumë të ngjarë sot.

Binjakët

Binjakët nuk do të njohin konkurrencë sot, do të duken shumë simpatikë dhe tërheqës. Përfitoni nga një situatë nëse doni të joshni dikë. Dëshirat tuaja mund të jenë konfuze dhe preferencat mund të bien në kundërshtim me njëra tjetrën.

Gaforrja

Sot gjëra të tilla si mirësjellja, lëvizshmëria për të lehtësuar kontaktet janë të mirëpritura. Nevoja e gaforreve për të bashkëvepruar mund të bëhet shumë e fortë. Do të diskutoni gjatë mbi trendet e fundit të modës, intrigat në dashuri dhe disa rituale shoqërore dhe shpirtërore.

Luani

Pengesat e luanëve për të qenë të lumtur do të jenë të shumta. Moda, dashuria, misteri dhe intriga do t’iu vënë në lëvizje. Është një kohë e mrekullueshme për tu shkëputur nga rutina e përditshme dhe për tu frymëzuar.

Virgjëresha

Mendimet e matura të virgjëreshave nuk do të ndërhyjnë në dëshirën tuaj të aventurave romantike. Lidhur me vendosmërinë për një biznes do të përhumbeni në ëndrrat tuaja, duke u shkëputur nga jeta personale.

Peshorja

11 maji është një ditë e mrekullueshme për peshoret, sidomos për femrat. Do të ndiheni të dashuruar. Është e vështirë të thuhet se cilat do të jenë tiparet tuaja më tërheqëse, nëse do të jeni të sofistikuar, inteligjent dhe paragjykues.

Akrepi

Kujdesi i lindur i akrepave dhe dyshimet janë shumë të forta. Kështu tregohuni shumë të kujdesshëm për tu mbrojtur. Nuk ka asnjë gjë që t’iu ndihmojë, nëse dashuria iu anashkalon. Ju mund të magjepseni me një fjalë të butë apo do të josheni nga një dhuratë.

Shigjetari

Ju ndoshta mund të takoni dikë i cili nuk do t’iu rezistojë. Të lindurit e kësaj shenje të seksit mashkull do të jenë nën ndikimin e gjërave të rëndësishme. Ndërsa femrat do të tregohen shumë tinzare. Nëse jeni të njohur në publik, mundohuni të rishikoni imazhin tuaj.

Bricjapi

Yjet iu sugjerojnë të lindurve të kësaj shenje që të shkëputen disi nga përditshmëria e tyre dhe të kalojnë në një mjedis të ri. Atmosfera e sotme karakterizohert nga larmishmëritë dhe mospërputhje të ndryshme.

Ujori

Gjërat do të shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për të lindurit e kësaj shenje. Fokusi juaj do të përqendrohet në jetën dashurore dhe disa risi të tjera. Mund të shmangni një aventurë me shpresën për të gjetur lumturinë. Nëse jeni një person i përfshirë në jetën artisitike, të jeni të sigurt se frymëzimi juaj do të krijojë një kryevepër.

Peshqit

Peshqit të cilët janë të lehtë për të rënë si viktima të tundimeve të tyre mund ta gjejnë veten nën ndikimin e interesave të reja. Ju nuk keni motivime të qarta kështu që do të jeni konfuz./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit