Transmetuar më 10-05-2014, 16:50

Një histori e rëndë vjen nga jugu i Italisë. Në bashkëpunim me një mikun e saj, një grua detyronte vajzën e saj me aftësi të kufizuara që të prostituohej me të moshuar, në rajonn e Venosino, një provincë e Potenza.

Gruaja me moshë 51 vjeçare u arrestua nga policia bashkë me bashkëpunëtorin e saj, i cili e kërcënonte vajzën me vdekje dhe në disa raste kishte abuzuar seksualisht me të.

Hetimet për këtë rast zgjasnin prej dy vjetësh, pas informacioneve të marra se dy të arrestuarit e detyronin vajzën me aftësi të kufizuara që të kryente marrëdhënie me të moshuarit kundrejt pagesës, duke u çuar në banesat e tyre nga nëna tutore dhe bashkëpunëtori i saj.

Gjatë pyetjes nga policia, vajza ka pohuar gjithë abuzimin e pësuar, si dhe faktin se nëna ushtronte presion psikologjik mbi të./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit