Transmetuar më 10-05-2014, 10:51

Tiranë, 10 maj 2014, NOA.al- Ministri i Drejtësisë u shpreh se institucionet e drejtësisë vijojnë të mbeten të brishta ndaj presionit politik. Naço u shpreh gjatë fjalës së tij në në kudër të Ditës Kombëtare të Drejtësisë, duke renditur një sërë reformash që po kryhen nga qeveria për të rritur besueshmërinë në institucionet e drejtësisë.

“Pa drejtësi nuk ka sundim të ligjit. Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm se ky sistem vijon të ketë probleme. Ndryshimet ligjore dhe reforma në drejtësi do të zbusë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë”, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Sipas tij, regjistrimi i seancave audio dhe video i ka bërë seancat më transparente për publikun dhe se të gjithë e konsiderojnë histori suksesi shërbimin e provës.

Më tej ai theksoi se janë bërë reforma për të luftuar korrupsionin dhe për këtë fakt përmendi miratimin e paketës anti-korrupsion.

“Për t’i dhënë dimension të ri më të plotë u miratua paketa kundër korrupsionit. Lufta kundër korrupsionit në gjyqësor ka bërë progres të kufizuar. Të gjithë jemi dëshmitarë të një klime mosbesimi ndaj sistemit të drejtësi në përgjithësi. Është e rëndësishme që kjo situatë të pranohet si realitet që duhet ndryshuar”, u shpreh ministri Naço.

Ai deklaroi se është kërkuar reformimi i Gjykatës së Lartë si dhe reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas Naços, reforma në KLD është prioritare.

“Kjo mundëson shmangien e mbivendosjes së dy institucioneve, Ministrisë së Drejtësisë dhe KLD-së. Reformimin e zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm. Jam i bindur se me reformat e ndërmarra do ndryshojmë klimën e mosbesimit në sistemin e drejtësisë.”- u shpreh Naço gjatë fjalës së tij. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit