
Aktori Hugh Jackman ka alarmuar fansat e tij duke i apeluar që të tregojnë kujdesin e duhur ndaj lëkurës.
Ai ka këshilluar që të mbrohen siç duhet nga dielli, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje të dytë kirurgjikale prej një tumori të ri në lëkurë, vetëm gjashtë muaj pasi iu nënshtrua ndërhyrjes së parë.
Protagonisti i flmit “Les Miserables”, publikoi në profilin e tij në Twitter lajmërimin e ndërhyrjes së re kirurgjikale, për të hequr një masë kancerogjene në fytyrë.
“Një tjetër masë kancerogjene. Ju lutem, ju lutem, ju lutem, përdorni mbrojtje diellore”, shkroi 45 vjeçari, bashkëngjitur fotografisë që postoi ku dukej i fashuar në fundë.
Jackman iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në nëntor të vitit 2013, por sëmundja duket se është rishfaqur sërish./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





