Transmetuar më 09-05-2014, 20:41

Shkroi në Facebook një postim ku fliste për tradhëtinë që i kishte bërë e shoqja me një fqinjin e shtëpisë dhe më pas e vrau.

Amerikani Scott Gellatly u arrestua në Connetticut për vrasjen e gruas së tij dhe për tentativë vrasje ndaj vjehrrës.

Lori Gellatly kishte braktisur shtëpinë e të shoqit bashkë me fëmijët binjakë 18 muajsh, pasi burri e kishte kapur në shtrat me fqinjin e tyre.

I verbuar nga inati hyri gjatë natës në shtëpinë e vjehrrës për ta “ndëshkuar” dhe më tej u arratis. Policia u vu menjëherë në ndjekje të tij, ndërsa e gjeti pak kilometra larg në makinë, ku kishte tentuar vetëvrasjen.

Çifti ishte munduar që të rimëkëmbte raportin pas tradhtisë por asgjë nuk funksionoi dhe gruaja u largua nga shtëpia.

Pas ndalimit nga policia burri u shpreh se, “Mund ta kisha falur time shoqe nëse do kishte pranuar gjithçka. Ajo mohoi gjithmonë, por unë i pashë me sytë e mi”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit