Transmetuar më 09-05-2014, 18:06

Hillary Clinton, bashkëshortja e Bill Clinton dhe Barbara Bush, bashkëshortja e George H. W. Bush, janë dy Zonjat e Para më të pëlqyera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë 25 viteve të fundit.

Sipas një sondazhi të NBC News/Wall Street Journal, qoftë Hillary Clinton edhe Barbara Bush morën 27% të preferencave, ndërsa Michelle Obama mori 24% të preferencave duke u renditur në vendin e tretë.

Laura Bush, bashkëshortja e George W.Bush, mori 17% të preferencave. Megjithatë në radhët e demokratëve amerikanët preferojnë Michelle, ndërsa republikanët pëlqejnë ende Barbara Bush, vjehrrën e Laura Bush./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit