Transmetuar më 09-05-2014, 17:33

Edhe pse nuk ka qenë titullar në pjesën më të madhe të sezonit, portieri kosovar Samir Ujkani ka patur një rol të rëndësishëm në rikthimin e Palermos në Serinë A, citon Supersport.

25-vjeçari gjatë këtij sezoni në Serinë B e ka mbrojtur në 10 takime portën e shqiponjave të Sicilisë pasi portieri titullar, Stefano Sorrentino ka qenë i dëmtuar.

Në një intervistë, kosovari foli për fund sezonin fantastik që ka zhvilluar Palermo, që kulmoi edhe me ngjitjen e tyre një kategori më lart.

Sipas Ujkanit objektivi i siçilianëve ishte të riktheheshin menjëherë në Serinë A dhe falë një sezoni vërtetë të mrekullueshëm ata ja kanë dalë ta sigurojnë matematikisht ngjitjen mes më të mirëve të futbollit italian, 5 javë para fundit të Serisë B.

Ujkani shtoi gjithashtu se Palermo do të përpiqet të bëjë paraqitje sa me te mira edhe në 5 ndeshjet e fundit për tu përqëndruar më pas të sezoni i ardhshëm.

Në aspektin personal, 25-vjecari theksoi se objektivi i tij ishte të zhvillonte paraqitje sa më të mira me fanellën e Palermos, gjë që e ka arritur më së miri.

Edhe pse nuk është një titullar fiks, Ujkani e pranoi se ai do të jetë gjithmonë në shërbim të trajnerit Giuseppe Iachini sa herë që ai do të ketë nevojë për shërbimet e tij.

Përsa i përket çështjes së kombëtares edhe pse në sfidën miqësore me Haitin ishte pjesë e përfaqësues së Kosovës, Ujkani deklaroi se ai nuk ja ka mbyllur dyert as kombëtares Shqiptare dhe në një të ardhme të afërt do të vendosë përfundimsht se me kë përfaqësuese do ta vazhdojë karrierën e tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit